×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të gjata të veturave në autostradën Prishtinë-Pejë, shkak vërshimet

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 10:20

    Kolonë e gjatë e veturave është bërë në autostradën Prishtinë-Pejë.


    Kolona të tilla dyshohet të jenë për shkak të vërshimeve në magjistrale e cila kalon nga fshati Vragoli, e të cilat janë shkaktuar nga lumi Sitnica.

    Ne Vragoli në të dy anët e rrugës është vështirësuar qarkullimi për shkak të vërshimeve, ku edhe janë krijuar kolona të gjata.

    Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është më i vështirësuar për lëvizje për shkak të sasisë më të madhe të ujit. Uji ka hyrë edhe në disa objekte qe janë afër rrugës. Policia edhe ekipet tjera për mirëmbajtjen e rrugës janë në vendin e ngjarjes. Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.

    Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjiniut.

    Më herët IHK kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritje e nivelit nëpër lumenj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!