×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të mëdha te “Rrethi i flamurit” në Prishtinë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:42

    Ka disa ditë që te rrethrrotullimi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë bëhen kolona të mëdha.


    Kjo ndodh thuajse çdo ditë, por më e shprehur është orët e pasdites, kur shumica e qytetarëve përfundojnë orarin e punës, por edhe para se të fillon ora policore.

    Kështu ka ndodhur edhe sonte, ku është krijuar një tollovi e madhe në këtë pjesë të rëndësishme të kryeqytetit.

    Një lexues i Gazetës Online “Reporteri.net”, ka dërguar fotografi ku shihet se rrethrrothullimi është ngulfatur nga veturat, çka është krijuar kolonë e gjatë.

    Në këtë pjesë për shkak të ngarkesës shpeshherë dalin edhe Policia e Kosovës për të drejtuar sadopak komunikacionin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!