×
  • Lajme
  • Lajme

    Koloneli i vetëvrarë i FSK-së, një ditë përpara u shfaq i lumtur duke kënduar

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:09

    Koloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka vdekur para pak minutash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.


    Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për Reporteri.net.

    E një ditë më parë, koloneli Hajdari ishte pjesë e një akademie në përkujtim të dëshmorëve të Shalës ku këndoi një këngë në duet e që shfaqet mjaftë i lumtur.

    Mirëpo, nga brenda QKUK-së i kanë thënë gazetës së nënkoloneli ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spital. Ai nuk u mbijetoi plagëve të vetëshkaktuara.

    Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!