×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant “Tigri” merr votat e VV-së për deputet, humb Dugolli e tërhiqet Drenori

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 18:36

    Drenasi mbrëmë u shndërrua në një arenë përballjesh për të fituar kandidaturën për deputet.


    Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri”, ka arritur të marrë votat që të kandidohet për deputet në Këshillin e Qendrës së VV-së në Drenas, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka mundur Enver Dugollin, ndërkohë që Xhavit Drenori u largua nga gara. Të dy këta, nuk kanë reaguar fare.

    Siç mësohet, kjo garë ishte mjaft e ashpër, pasi dy fytyra që u prit të kalojnë Këshillin, Dugolli e Drenori, dështuan.

    Sidoqoftë, komandant “Tigri” ka qenë konsull i përgjithshëm në Gjermani, ndërkaq tani është profesor në Fakultetin e Shkencave Sportive./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!