×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Komandanti i FSK’së vizitë në Turqi, flet për blerjet ushtarake me Ministrin turk të Mbrojtjes

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 18:52

    Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Metin Gürak.

    Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

    Në kuadër të vizitës zyrtare, Jashari është takuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler. Në këtë takim thuhet se u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së, teksa kanë folur edhe për blerjet ushtarake, shkruan Reporteri.net.

    “Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi. Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe kontributin ndaj sigurisë rajonale e globale”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!