Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë legjislaturën e re.
Këtë situatë e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, në një intervistë për RTV Dukagjini.
Edhe pse theksoi se mandati i tij është kryesisht ushtarak dhe KFOR-i nuk ndërhyn në çështje politike të brendshme, Barduani nënvizoi se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”.
Sipas tij, edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.
“Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake.Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt. Edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, ka thënë Barduani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.