×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk, flasin për sigurinë në Kosovë

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 13:31

    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

    Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë, raporton Gazeta online Reporteri.net.

    Njëherit, Barduani ka përmendur përpjekjet e KFOR-it për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s. Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!