Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele Risi tha të mërkurën se tensionet etnike, korrupsioni, krimi i organizuar, radikalizmi fetar, migrimet dhe institucionet e reja janë kërcënimet më të mëdha për sigurinë në Kosovë.
Ai tha në një konferencë mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë se KFOR po ndihmon në krijimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë si kusht që kërkohet për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Konferenca u organizua në 20 vjetorin e miratimit të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB mbi rolin e grave në zgjidhjen e problemeve të sigurisë.
Risi tha se gratë në Kosovë përballen me të njëjtat lloje të problemeve si gratë në Afganistan, ku ai ishte vendosur para se të vinte në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.