×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i NATO-s thotë se Serbia po e forcon paqen dhe stabilitetin në Ballkan

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 22:10

    Komandanti më i lartë i NATO-s u takua të mërkurën me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë në Beograd, vizita e tij e parë në Serbi që prej ardhjes në këtë post.


    Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Tod Wolters, i cili në muajin maj bëri betimin si komandanti më i lartë i forcave aleate në Evropë, një post i mbajtur gjithmonë nga një ushtarak amerikan, u prit nga gjeneral Milan Mojsiloviç, kreu i Forcave të Armatosura të Serbisë, përpara se të takohej me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

    “Folëm për një gamë të gjerë temash dhe jam i lumtur të them se me punën dhe përkushtimin e madh, Serbia po nxit paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha gjeneral Wolters në një deklaratë të përgatitur për shërbimin serbisht të Zërit të Amerikës.
    Gjenerali nuk iu përgjigj pyetjeve nëse kishte planifikuar të vizitonte Kosovën gjatë qëndrimit në rajon.

    Presidenti Vuçiq publikoi një deklaratë pas takimit me gjeneralin Wolters, në të cilin i quante paqeruajtësit ndërkombëtarë të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR) si garantues të sigurisë për serbët që jetojnë atje.

    Vuçiq tha gjithashtu se gjenerali Wolters ra dakord të vendoste një linjë telefonike për komunikim emergjent midis forcave serbe dhe KFOR-it, për të eliminuar me shpejtësi tensionet ose episodet e dhunës.

    “Komunikimi i mirë midis Forcave të Armatosura Serbe dhe KFOR-it është i rëndësishëm” në mënyrë që çdo situatë krize në Kosovë të mund të parandalohet menjëherë, tha Presidenti Vuçiq.

    “Kjo është një garanci sigurie për popullin serb në Kosovë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!