Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka kërkuar nga mediat që të largojnë pamjet e publikuara lidhur me ngjarjen në Podujevë, shkruan Reporteri.net.
KOMF thotë se pamjet filmike dhe imazhet të cilat shfaqin viktimën dhe të dyshuarit të mitur nuk janë në interes të publikut dhe në funksion të raportimit etik e profesional.
Reagimi i plotë:
KOMF kërkon nga mediat që të largojnë pamjet filmike të publikuara lidhur me ngjarjen e ndodhur në Komunën e Podujevës.
Pamjet filmike dhe imazhet të cilat shfaqin viktimën dhe të dyshuarit të mitur nuk janë në interes të publikut dhe në funksion të raportimit etik e profesional.
Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës “Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve” specifikisht rregullon raportimin e rasteve të tilla, duke kërkuar trajtim të kujdesshëm dhe diskret të tyre, mbrojtje të privatësisë dhe respektim të dhimbjes së familjeve të tyre.
KOMF do të parashtrojë ankesë tek organet kompetente lidhur me raportimet për këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.