×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioneri Varhelyi nesër viziton Kosovën, do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 17:23

    Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi nesër do ta vizitojë Kosovën.


    Përmes një komunikate për media Zyra e BE’së njofton se Varhelyi do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe udhëheqësit e opozitës.

    “Nesër, 8 tetor, në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim. Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!