×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 22:40

    Komisonerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, është takuar sot në Bruksel, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

    Për këtë takim ka njoftuar edhe Johansson, e cila tha se ka përgëzuar ministrin Sveçla për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    “Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla. E përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Johansson.

    Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

    “Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në Udhërrëfyes”, ka shkruar Johansson në Twitter.

    E dërgoi Kurti në Bruksel për punën e vizave, Sveçla merr konfirmimin e Komisioneres së BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!