×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E fundit

    Komisioni i jep dritën e gjelbër dy kandidateve për Presidente, Haxhiu thirrje opozitës të marr pjesë në seancë

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 21:32

    Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatet Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente, shkruan Reporteri.net.

    Nënkryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, tha se mund të procedohet me votim.

    “Komisioni konstaton unanimisht se znj.Feride Rushiti dhe znj.Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente dhe mund të procedohet me votimin”, tha Qorolli.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sërish i bëri thirrje opozitës që të jetë në sallë.

    “Edhe njëherë e ftoj opozitën të jetë e pranishme në këtë seancë sipas obligimeve kushtetuese”, tha Haxhiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!