×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni miraton kandidaturën e Vjosa Osmanit, deputetët kthehen në sallë për votim

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 20:23

    Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar, mirëpo pak kohë pas fillimit të seancës, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur një pauzë 15-minutëshe.


    Kjo për mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, i cili aprovoi kandidaturat e Osmanit dhe Bejtës.

    Në Kuvend aktualisht janë 84 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat.

    Mimoza Kusari Lila ka prezantuar biografinë e Vjosa Osmanit kurse Haxhi Avdyli të Nasuf Bejtës, këta të dy kandidatë për president.

    Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!