×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Siguri fton në raportim ministrin e Mbrojtjes dhe u.d të drejtorit të Policisë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 11:41

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për letërnjoftim.


    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ky projektligj i plotëson kriteret që të procedohet për në seancë.

    Më pas aty u diskutua edhe për raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.

    Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku Mulhaxha, tha se në raport janë evidentuar disa vërejtje.

    “Pika e tretë është Shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes të Raportit të Auditorit. Janë ngritur disa vërejtje”, tha ajo.

    Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica ka thënë se auditori është institucion i pavarur dhe se vlerësimet e tij duhet që të merren si të mirëqena, shkruan ekonomiaonline.

    Kurse deputeti Ilir Tasholli nga Lidhja Demokratike, ka thënë se komisioni duhet të dalë me kërkesë për mbushjen e rekomandimeve që dalin nga i njëjti dokument.

    Komisioni u dakordua të ftojë Ministrin e Mbrojtjes për raportim lidhur me rekomandimet e dala nga Auditori.

    Musliu ka kërkuar që në takimin e radhës të jetë për raportim ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti.

    Kurse deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kërkuar që të shkojë Komisioni në Vushtrri për vizitë në Akademinë e Sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!