Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit, sot ka shqyrtuar dy kërkesa atë të Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit.
Deputeti i Lëvizjes VV-së, Artan Abrashi në një konferencë të mbajtur për media pas përfundimit të mbledhjeve deklaroi se për shkresën e Osmanit për mandatin e deputetit Etem Arifi kanë vendosur unanimisht që të mos trajtojnë këtë çështje, dhe i ftojnë organet kompetente të kryejnë punën e tyre.
“Rasti i parë mendojmë që çështja është e qartë kur kemi të bëjmë me raste të gjykatës supreme nuk i takon komisionit të bejë interpretim, tashmë i takon organeve të rendit, ta trajtoj komisioni me vota unanime ka vendosur që nuk është çështje për trajtim komisioni i ka rekomanduar kryetares që të kenë parasysh legjislacionin në fuqi”, tha ai.
Abrashi gjithashtu theksoi se komisioni ka vendosur që deputeti Pacolli të mos pengohet në detyrën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.