×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania e një kosovari në Gjermani menaxhohet krejtësisht përmes digjitalizimit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 21:19

    Bëhet fjale për një ndërmarrje që përfshin fushën e gjerë të ndërtimtarisë, ku gjithçka këtu tash e sa vite, menaxhohet në mënyrë digjitale.


    ‘Fati Gmbh’, e drejtuar nga kosovari Bali Baliu, është ndër kompanitë e rralla që çdo detaj rreth punës e projekteve i udhëheq përmes Teknologjisë dhe Inovacionit.

    Letra në këtë zyrë, ka një kohë të gjatë që është larguar nga përdorimi, kështu duke ua lehtësuar punën punëtorëve si dhe në të njëjtën kohë për arsye ekologjike, shkruan Reporteri.net.

    Karakteristikë tjetër është lehtësimi i punëve në teren, kursimi i kohës për projekte gjigante gjë që e veçon “Fati gmbh”, matja e hapësirave punese, krijimi i raporteve, dokumentimi, si dhe çdo detaj mbikëqyret, kompletohet dhe finalizohet përmes këtij programi dhe këtyre pajisjeve.

    Ndërsa punëtorët nga tereni çdo proces të punës, e dokumentojnë përmes fotove.

    “Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!