×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Kompania nga Prishtina e para në Ballkan që furnizon me beton deri në lartësitë më të larta si Burj Khalifa

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 18:14

    Kompania kosovare Gitor Shpk, e njohur për tregtinë e xhamit, pronë e biznesmenit te njohur Bledian Ramadani, ka shënuar një arritje historike në tekonoligji të tregut regjional duke u bërë e para në Ballkan që mund të furnizojë me beton në lartësi rekord deri në 850 metra, mbi-ekuivalente me Burj Khalifën, ndërtesën më të lartë në botë.

    Ky zhvillim është rezultat i një investimi të madh në teknologji të avancuar për pompat e betonit dhe sisteme të specializuara të transportit, të cilat lejojnë shpërndarjen e betonit në lartësi ekstreme pa humbje cilësie apo efikasiteti.

    Së fundmi, Gitor Shpk ka forcuar më tej pozicionin e saj në treg duke blerë një nga fabrikat më të mëdha të betonit në Prishtinë, atë të kompanisë Fitorja Shpk. Me këtë blerje strategjike, Gitor rrit kapacitetin e saj prodhues dhe përforcon dominimin në tregun e ndërtimit në Kosovë dhe rajon.

    Kjo arritje vjen në një kohë kur kërkesa për ndërtim të lartë dhe inovacion në ndërtimtari po rritet në mbarë botën. Teknologjia e re e Gitor Shpk eliminon sfidat kryesore të pompimit të betonit në lartësi ekstreme, përfshirë çështjet e presionit, stabilitetit dhe kohës së forcimit të materialit.

    Me këtë investim dhe zgjerim të kapaciteteve, Gitor Shpk ka vendosur themelet për një epokë të re të ndërtimit në Ballkan, duke e bërë të mundur realizimin e projekteve që deri më tani ishin të pamundura në këtë pjesë të Evropës. Ky sukses forcon më tej reputacionin e Gitor Shpk si një kompani lider në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë së materialeve ndërtimore në rajon, duke e vënë Kosovën në hartën e inovacionit të ndërtimtarisë globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!