×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania “Vipa Qips”, dënohet me 500 euro për gjuajtje të mbeturinave në lumin Sitnica

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 13:30

    Pas raportimit të Gazetës Online “Reporteri.net”, se kompania “Pestova”, ka gjuajtur mbeturina të produktit të saj “Vipa Qips”, në lumin Sitnica, komuna e Vushtrrisë e ka dënuar këtë kompani.


    Në dokumentet e siguruara nga Reporteri.net tregojnë se Drejtoria e Inspeksionit në komunë të Vushtrrisë e ka dënuar me shumën 500 euro kompaninë në fjalë, për siç thuhet se e njëjta ka kryer kundërvajtje, pasi ka hedhur mbeturina në lumin Sitnica tek vendi i quajtur “vahu i kerreve”, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, para se të shqiptohet dënimi kishte deklaruar për Reporteri.net se organet e drejtësisë do të merren me këtë rast.

    Kompania “Pestova” e cila prodhon produktin “Vipa Qips”, në një përgjigje për Reporteri.net e pranoi se kanë hedhur mbeturina në lum, por thane se kjo ka ndodhur pa dijen e tyre për çka fajësuan punëtorin.

    Më poshtë mund të shihni videon ku kompania në fjalë gjuan mbeturina në lumin Sitnica.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!