×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanitë e sigurimeve dyshohet se janë marrë vesh për rritje të çmimit për 26 %

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 18:45

    Sakip Ymeri, drejtor në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ka deklaruar se ka dyshime se kompanitë e sigurimeve janë marrë për rritjen e çmimit.


    Ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind.

    Primi për sigurimin e veturës 1.8 (centimetër kub) që ka qenë 130 euro, kurse me rritje të çmimit është 164,62 euro ose 34.62 euro më shumë se që ishte deri para datës një nëntor.

    Ai thotë se për rritjen e çmimit të sigurimit Autoriteti i Konkurrencës e ka marrë këtë informatë vetëm nga mediat.

    “Këtë vendim nuk e kemi marrë nga BQK-ja. Autoritar i Konkurrencës ka lëshuar një mendim profesional ai i është dërguar BQK-së në të sugjerohet që banka të zhvillojë aktivitete që vijnë deri te çmimi i shërbimeve. Pyetja jonë ka qenë se a është në frymën e konkurrencës. Aktiviteti i Autoritetit të Konkurrencës është i bazuar në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, ka thënë Ymeri në KTV.

    Tutje ai ka shtuar se BQK-ja duhet të inkurajojë edhe grupe të tjera të sigurimit dhe jo vetëm këto që janë aktualisht.

    “Çmimet janë unike edhe prej faktit se BQK-ja e ka të drejtën të vendosë pragun. Mbi frymën e këtij parimi Autoriteti i Konkurrencës sugjeron të zhvillohen edhe grupe të tjera. Nëse konkurrenca do të jetë e lirë dhe e mirëfilltë atëherë tregu do të vinte në pah ato kompani që janë më të fuqishme dhe ulja e çmimeve në këtë rast do të ishte më joshëse për qytetarët”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!