×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanitë e taksive uzurpojnë parkingun e banorëve në Ulpianë

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 21:36

    Parkingu i banorëve në Ulpianë tek ndërtesat e quajtura soliterat apo te fontana, është bllokuar krejtësisht nga kompanitë e taksive. Ky po paraqet problem të madh për banorët, problem që është i kamotshëm.


    Në fanpagen ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, qytetarët janë ankuar për bllokimin e parkingut te soliterat në Ulpianë, nga ana e kompanive të taksive.

    Fotografitë e publikuara në këtë fanpage shihet se parkingu në këtë pjesë është totalisht i nxënë dhe banorët kanë mbetur pa opsione të tjera.

    Ky problem është i vjetër, pasi që për të njëjtin qytetarët kanë pasur edhe më herët ankesa.

    Te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ madje kjo po quhet edhe uzurpim. Për këtë problem bëhet e ditur se është njoftuar Komuna dhe Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!