×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Dokument

    Komuna e Gjakovës jep tender gati 4 milionë euro për renovimin e stadiumit të qytetit

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 19:29
    Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës

    Rreth 4 milionë euro i ka ndarë Komuna e Gjakovës për renovimin e stadiumit të qytetit- Tribuna Përëndimore, shkruan Reporteri.net.

    Tenderi tashmë është dhënë, e edhe kontrata tashmë është nënshkruar me konsorciumin “Fidani L SH.P.K; Infra Plus SH.P.K; Company Murseli SH.P.K; FIDANI-BETON SH.P.K”.

    Vlera e saktë e kontratës është 3 milionë e 948 mijë e 794 mijë euro.

    Nënshkrimi i saj është bërë me 2 shtator. Kohëzgjatja për përfundimin e punimeve është 36 muaj.

    Me këtë kontratë përfshihen punët ndërtimore, punët e hidroinstalimeve, e instalimeve makinerike, të instalimeve elektrike – rrymat e forta dhe teknologjia informative komunikimet dhe rryma e dobët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!