×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit prej 30 qershorit fillon dezifektimin, kërkohet nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 22:15

    Komuna e Gjilanit është gati për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit, dezinfektimit dhe derratizimit.


    Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se faza e parë dezinfektimit do të fillojë më 30 qershor, gjatë orës 19:30-24:00 në lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, veçanërisht në zonat ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

    Ai ka apeluar qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura, sikurse një kujdes të veçantë duhet të kenë edhe bletarët, që t’i mbyllin ato, prej orës 19:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!