Njëra nga dy viktimat e shënuara me koronavirus në Kosovë, ishte shtetasja italiane nga Klina, për këtë ka reaguar menjëherë, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se komuna do të mbajë mbledhje emergjente.
Përmes një postimi në Facebook, Elezaj ka njoftuar për mbajtjen e një mbledhjeje emergjente për vendosjen e masave për mbrojtjen nga kjo pandemi.
“Ju njoftoj që në ora 20:00 do të mbajmë mbledhje të shtabit emergjent të Komunës së Klinës ku do të vendosim për masat që do të ndërmirren për mbrojtjen nga kjo pandemi, të cilat do të jenë të rrepta e po ashtu në bashkërendim me masat e qeverisë”, ka shkruar Elezaj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e jashtëzakonshme, ka konfirmuar se kanë dalë dy raste pozitive me koronavirus në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.