×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Lipjanit ngushëllon familjen e 7-vjeçarit që vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 21:07

    Komuna e Lipjanit përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit, i cili vdiq mbrëmë si pasojë e një aksidenti në këtë qytet, saktësisht në fshatin Rusicovc.


    “E nderuar Familje Sinani. Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës përgatitore në PNF në Resinoc. Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë. Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë. Pushoftë në parajsë ky engjull i vogël!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

    Ndryshe, 7-vjeçari vdiq si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, kurse ngasësi i veturës me inicialet, A.H., 27-vjeçar, është arrestuar mbrëmë lidhur me këtë aksident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!