Shpenzime luksi shumëfish më të mëdha janë shënuar në komunën e Prizrenit që prej se me të udhëheq Mytaher Haskuka i VV-së.
Në një tabelë krahasuese të nxjerrur nga Partia Demokratike e Kosovës, shihet se gjatë kryesimit të Haskukës janë rritur dukshëm harxhimet.
Kësisoj gjatë vitit 2017, kur këtë komunë e udhëhiqte PDK, shpenzime për udhëtime jashtë vendit ishin 882 euro, shkruan lajmi.net.
Gjatë viteve 2018 e 2019 kur këtë komunë e qeveriste VV, këto shpenzime kanë arritur në 19 mijë e 619 euro, respektivisht 21 mijë e 320 euro.
Mëditjet për zyrtarët ndërkaq janë 16-fishuar. Nga 1 mijë e 891 sa ishin më 2017 në kohë të PDK-së, në udhëheqjen e VV-së këto kanë arritur në 16 mijë e 545, respektivisht 16 mijë e 434.
Për internet, më 2017 janë harxhuar 6 mijë e 459 euro, ndërkaq që më 2018 e 2019, 15 mijë e 530 euro, respektivisht 12 mijë e 504 euro.
PDK thotë se shpenzimet janë rritur po ashtu edhe për dreka zyrtare dhe akomodim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.