×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Obiliqit ia blen hoxhës gati 1000 euro zmadhuesin e zërit për ta thirrur ezanin

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 22:59

    Xhamia e Obiliqit është pajisur me një amplifikator për zërim. Blerjen e kësaj pajisje e ka bërë Kuvendi Komunal përmes një tenderi publik.

    Ezani i hoxhës në xhamin e Obiliqit tash e tutje do të dëgjohet edhe më shumë. Për këtë është kujdesur vet komuna, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kuvendi Komunal ka vendosur që përmes një tenderi në vlerë afro 1 mijë euro të blejë Amplifikator për zërim për xhamin e Obiliqit.

    Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se këtë tender e ka fituar kompania nga Skenderaj “Cimi @ ELECTRONIC SH.P.K”.

    Amplifikator për zërim për xhaminë e Obiliqit komunës i ka kushtuar saktësisht 976 Euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!