×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës 50 mijë euro për Shqipërinë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 12:18

    Komuna e Prishtinës ka ndarë 50 mijë euro për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.


    Njoftimin e ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.

    Po ashtu, ekipe tona të inxhinierëve nga Komuna dhe Ndërmarrja Publike Banesore do t’i bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipëria për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla, në Durrës e rrethinë.

    Falenderoj të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës.

    #Prishtina

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/2571303752939456

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!