×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Komuna e Prishtinës dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje, Rama thotë se është ndërprerë greva e punëtorëve

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 18:30

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” dhe se greva e punëtorëve të kësaj ndërmarrje është ndërprerë, shkruan Reporteri.net.

    Rama ka njoftuar se janë pajtuar që çështjen e pagesës së shërbimeve të kryera nga janari deri në maj ta adresojnë në gjykatë dhe që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje-ndërmjetësim.

    Poashtu është arritur pajtim që “Pastrimi” të bëjë inkasimin vet për shërbimin e ofruar të mbledhjes së mbeturinave, sipas vendimit të Gjykatës Supreme.

    “ Në kuadër të kësaj, mjetet e inkasuara nga Kryeqyteti gjatë kësaj periudhe, në afat të menjëhershëm të transferohen te Ndërmarrja “Pastrimi”, thuhet në njoftim.

    Në fund, Rama ka njoftuar qytetarët se lista e pagesave do t’i përcillet Ndërmarrjes “Pastrimi” dhe pagesat e tyre do të njihen dhe pranohen.

    Ai ka fajësuar menaxhmentin e “Pastrimit” për situatën e krijuar.

    “Ne sot jemi pajtuar me punëtorët, por kjo nuk do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit aktual, i cili fatkeqësisht ka kontribuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës me mbeturina në Kryeqytet, përfshirë edhe dezinformimin e punëtorëve për agjenda të caktuara politike, dhe në këtë formë duke e lënë qytetin pa shërbim të mbledhjes së mbeturinave – gjë që ka rrezikuar edhe shëndetin publik në Kryeqytet”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!