Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar, duke hedhur poshtë zërat për ndalesa të mundshme të këtyre aktiviteteve për nxënësit.
Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të komunës, ka përfunduar hartimin e një akti udhëzues i cili rregullon të gjitha aktivitetet jashtëkurrikulare në Kryeqytet.
“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera. Ky udhëzim do të vlejë për procedurat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Udhëzimi i ri synon të krijojë qartësi dhe standarde për organizimin e ngjarjeve jashtë planit mësimor, duke siguruar një proces të rregullt dhe të kontrolluar, në përputhje me normat ligjore dhe interesin e nxënësve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.