×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës jep sqarime për platformën digjitale që do të nis nga 4 maji

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 15:37

    Komuna e Prishtinës ka dhënë shpjegime rreth implementimit të platformës digjitale që do të bëhet në kryeqytet.


    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

    “Platforma elektronike “E-shkollori” është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative e arsimore në Komunën e Prishtinës. Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu bëhet e ditur se po vazhdon angazhimi për sigurimin e pajisjeve elektronike për nxënësit që nuk i kanë.

    “Jemi duke vazhduar me mësimin në distancë dhe po angazhohemi që këtë mundësi të u ofrojmë të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë. Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!