×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës jep tender mijëra euro për materiale higjienike

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 12:42

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ditë më parë ka arritur të finalizojë me kontratë një tender që ka të bëjë me furnizim, me material higjienik për institucionet arsimore.

    Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 50.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 38.126,70 euro, shkruan Indeksonline.

    Tutje, në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është bërë për 12 muaj.

    Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T. “El – Shpëtimi”.

    Në këtë kontratë bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 59 758,70 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!