Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen Dardania për të lehtësuar lëvizjen në këtë zonë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Komunës thuhet se rruga që ka qenë njëkahore nga kryqëzimi në rrugën Sali Çeku deri te rruga Ymer Elshani, tani do të bëhet dykahore.
“Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën Isë Boletini, në drejtim të rrugës 28 Nëntori, deri te kryqëzimi me rrugën Sali Çeku, që lidhet me rrugën Ilaz Kodra dhe përfundon te rruga Ymer Elshani. Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.