Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në parkun Gërmia, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur që autobusët e Trafikut Urban, veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it do të lejohen.
“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.
Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, bëhet e ditur në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.