×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës prezanton gjetjet nga hulumtimet me teste serologjike

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 8:20

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, sot do të dalin në konferencë për të prezantuar gjetjet nga hulumtimet e realizuara në lidhje me reroprevalencën e COVID-19


    Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se hulumtimi është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te punonjësit shëndetësor dhe punonjësit e Komunës së Prishtinës.

    Ndërkaq hulumtimi i dytë, ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te qytetarët e Prishtinës.

    “Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës. Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në korrik të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të bëhen hulumtime me teste serologjike.

    “Besoj se këto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHP dhe Komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situatën. E besojmë se kjo mund të kontribuoj edhe për hulumtuesit e tjerë. Këtë do ta bëjmë në koordinim me Odën e Mjekëve dhe institucionet e tjera relevante”, kishte deklaruar Ahmeti një vit më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!