×
  • Lajme
  • Lajme / Pa të drejtë regjistrimi

    Komuna e Prizrenit i vendos në shitje veturat e motorët e konfiskuar, çmimet nisin nga 15 deri në 5 mijë euro

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 11:35

    Kuvendi Komunal i Prizrenit i ka vendosur në shitje veturat e motorrët e konfiskuar në këtë komune, pa të drejtë regjistrimi. Çmimet fillestare nisin nga 15 euro deri në 5 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në dosjen e tenderit përshkruhen edhe llojet e veturave që do të shiten e motorrëve, ku përfshihen të firmës Mercedes, Audi, Opel, Renault, BMW e të tjera.

    Ofertat janë të mbyllura, teksa autoriteti kontraktues nuk merr përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Kriter është çmimi më i lartë.

    “Shitja e automjeteve të konfiskuara në Komunën e Prizrenit, pa të drejtë regjistrimi shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në dosje.

    Ofertuesit e interesuar mund të bëjnë inspektimin e automjeteve nesër në orën 11:00.

    Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 4 korrik, në orën 14:00.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e përcaktuar ne Nenin i te kësaj Ftese”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!