×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prizrenit ia vjedh Turqisë foton e Përkujtimit të Ataturkut për Ditën e Çlirimit të Kosovës

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 18:32

    Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi e cila del se është vjedhur nga Turqia. Simboli turk i hënës me yll është zëvendësuar me emblemën e UÇK-së, “19 maji” i turqve me “12 qershorin” e çlirimit dhe kaq ka mjaftuar për ta bërë një version shqip të fotografisë nga Turqia

    Fotografinë ku paraqitet dikush që mban një flamur me emblemën e UÇK-së, Komuna e Prizrenit e publikoi të shtunën, duke njoftuar se kryetari Shaqir Totaj do t’i priste sot në mesditë veteranët e UÇK-së për nder të Ditës së Çlirimit, shkruan Express.

    Këtë fotografi, institucionet turke e kishin përgatitur për Përkujtimin e Ataturkut, një festë e përvitshe kombëtare atje, që shënohet çdo 19 maj në shenjë përkujtimi për zbarkimin e Mustafa Kemalit në Samsun, e që në historiografinë turke konsiderohet si fillimi i luftës së Turqisë për pavarësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!