Pas Prishtinës, Rahovecit, Lipjanit e Drenasit, edhe Komuna e Prizrenit ka lëshuar urdhëresë për ndalimin dhe përdorimin e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.
Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe dhe oborre shkollash.
“Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 15 janar 2020 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2019 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 01:30”, thuhet në njoftim.
Tutje, Komuna ka paralajmëruar edhe për masat që do të ndërmerren nëse nuk respektohet urdhëresa.
“Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi”, njofton Komuna.
https://www.facebook.com/kkprizren/posts/1214187372115531
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.