×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit shpall konkurs për bursa në kohën kur po luftohet me coronavirusin

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 14:47

    E gjitha Kosova po përballet me një situatë të vështirë, për shkak të përhapjes së coronavirus, mirëpo kjo gjë nuk po iu bën shumë përshtypje Komunës së Rahovecit.


    Të paktën kështu duket, pasi edhe pse qytetarëve po iu bëhet thirrje të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, kjo Komuna ka shpallur konkurs që nxit studentët të dalin jashtë, shkruan Reporteri.net.

    Në dokumentin e siguruar nga gazeta, shihet se aty kërkohen disa dokumente që duhen bashkëngjitur për të aplikuar e të cilat, sic dihet, nxirren duke dalë jashtë.

    Sidoqoftë, Komuna mund ta ketë menduar se aplikimi mund të bëhet online, mirëpo nuk ka sqaruar se sim und të nxjerren dokumentet.

    Ndryshe, edhe zyrtarë të kësaj Komunë kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!