Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se në qytetin që ai udhëheq nuk ka asnjë rast me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Latifi në Facebook, gjersa ka apeluar qytetarët për kujdes.
“Sipas IKSHPK, për momentin në Rahovec, nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.Të kujdesemi bashkë që edhe ditëve në vijim, mos të kemi raste të reja”, tha ai.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është 832, kurse nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit dhe është shënuar 1 rast i vdekjes
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.