Komuna e Shtimes ka organizuar një punëtori për punëtorët e kësaj komune që do t’i kushtojë 5 mijë euro buxhetit të komunës dhe rreth 60 euro buxhetit personal të secilit prej pjesëmarrësve.
Zyrtarët e Shtimes sot janë nisur për në Mal të Zi për trajnimin të cilin opozita në këët komunë e quan ekskursion. Kurse vetë komuna thotë se trajnime të tilla janë praktikë e rregullt dhe e domosdoshme për funksionimin efikas të qeverisjes lokale.
Ekipi i gazetës online Reporteri.net ka qëndruar sot në Shtime, teksa zyrtarët e Komunës po niseshin për udhëtim.
Kritika për këtë udhëtim me qëllim trajnimi kanë pasur nga opozita në Shtime. Ata e kanë quajtur si keqpërdorim të parasë publike.
Rrahman Jakupi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ky është ekskursion.
“Ne jemi të njoftuar përmes mediave. Mandej ka pasur edhe një telefonate për anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në këtë “trajnim’ që unë mendoj se më tepër është ekskursion I zyrtarëve politik të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë e Shtimes, kryetarit dhe drejtorive politike të tij si dhe aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Më shumë e quaj si ekskursion sesa trajnim që do të mbahet në bregdetet e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne si subject politik nuk kemi marrë pjesë, e kemi refuzu. Janë diku rreth 5 mijë euro të ndara përt këtë trajnim, ekskursion dhe janë kërkuar prej disa zyrtarëve 60 euro, ose 40 euro.”, ka thënë ai.
Jakupi ka thënë se ky është trajnim i pavlerë.
“Shërbyesit civilë që do ti bahkohen këtij aktiviteti do t’I mbyllin zyrat dhe qytetarët do të mbeten pa shëbrime.”, tha ai.
Edhe Rexhep Gashi nga Lëvizja për Bashkim e ka kritikuar këtë organizim.
Ai tha se janë ftuar nga KOmuna vetëm nëpërmjet telefonit por nuk e kanë parë agjendën.
“Është një kontratë zyrtare që e kanë ba afër 5 mijë euro.”, tha ai.
Gashi tha se komuna nuk e ka luksin që të mbajë trajnimet ën Shipëri dhe Mal të Zi.
Edhe Rashat Mujota, asamblist i pavarur në Kuvendin e Shtimes, tha pse ky trajnim të ndohë.
“Unë e shoh keqpërdorim të paraë publike dhe dëmtim I buxhetiti të komunës. Në kontratë janë edhe disa aktivitete të ekskursionit. Sipas kontratës trajnuesit kanë të komunës së Shtimes.”, tha Mujota.
Ai tha se është shqetësim për qytetarët.
Kurse shefja e kabintetit të kryetarit të Qemal Aliu, Anita Kurti, ka thënë se organizimi i punëtorisë treditore është praktikë e rregullt dhe e domosdoshme për funksionimin efikas të qeverisjes lokale.
“Këto punëtori janë pjesë e kalendarit të punës së asambleve komunale që synojnë harmonizimin e dinamikave dhe planeve të puynës ndërmjet leigjislativit, ekzekutivit dhe administratës komunale. Praktika të tilla janë të zakonshme jo vetëm në komunën e Shtimes, por në të gjitha komuna e Republikës së Kosovës si dhe në shtete përendimore, ku bashkëpunimi ndërinstitucionale është thelbësor për qeverisje efektive. Theksomë se punëtori të ngjashme janë organizuar edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme dhe përfaqësojnë praktikë të përhershme në përpjekje për të përmirësuar koordinimin dhe efikasitetin e institucioneve komunale.”, tha ajo.