Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se do të ndajë shumën prej 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri i cili ka thënë se Kuvendi i Komunës me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120€ për fëmijët e porsalindur.
Nga ky vendim përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur këtë vit.
Tahiri ka treguar edhe procedurën e aplikimit, ku prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në web faqen e Komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të Komunës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.