Komuna e Vushtrrisë disa herë radhazi ka qenë njëra ndër komunat me më së shumti të infektuar me Covid-19 në vendin tonë.
Lidhur me pandeminë, komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka finalizuar një kontratë që do të realizojë studim mbi ndikimin e saj, shkruan IndeksOnline.
Për tenderin në fjalë operatori ekonomik “M Holdin” Sh.P.K, është paguar hiç më pak se 140 000,00 euro.
Në njoftimin nga prokurimi, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 145 000,00 euro.
Përshkrimi i lëndës së kontratës thotë: Ka të bëj me studimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonominë lokale formale e jo formale të Komunës së Vushtrrisë dhe mast për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, për më shumë informata referohu specifikimeve teknike në dosjen e tenderit. Aneksi nr.1.
Studimi do të bëhet në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë si dhe në objektivat e Operatorit Ekonomik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.