×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna i thotë “STOP” ndërtimeve tek Badovci

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:53

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dy rekomandime dhe ka marrë një vendim lidhur me ndërtimet në afërsi të Liqenit të Badovcit në kryeqytet.


    Kuvendi rekomandon që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për palën e përfshirë.

    Gjithashtu këtu u morr vendim që të anulohet Plani Zhvillimor Komunal për Zonën I, II dhe III.

    Rekomendimet dhe vendimi dolën nga kërkesa e Grupit të Qytetarëve për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, e paraqitur në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot lidhur me këtë çështje.

    Ndryshe, Reporteri.net kishte shkruar disa ditë lidhur me planin e një kompanie për të ndërtuar shumë afër ujit të Badovcit. Madje, pas raportimeve të mediave, mijëra qytetarë krijuan grup në mbrojtje të Liqenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!