Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve, prej sot ora 07:30 e deri të shtunën në ora 18:00 do të mbyllen për qarkullim tri rrugë.
Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”, janë këto rrugë në kryeqytet që do të jenë të bllokuara.
“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.