×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 17:51

    Komuna e Gjilanit aktualisht është duke prirë me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë.


    Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisëështë bërë e ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 51.

    E dyta pas Gjilanit është Prishtina me 22, e pasuar nga Ferizaj me 20 raste pozitive.

    Prizreni ka 13 raste aktive, derisa Peja ka 12.

    Në total në Kosovë me Coronavirus janë edhe 134 raste.

    Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të reja pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!