×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Komuna njofton qytetarët: Faturat e mbeturinave i bëni tek ne, jo te ndërmarrja “Pastrimi”

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 13:54
    Pamje nga një cep i Prishtinës

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nda data 1 janar 2025.

    Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

    Njoftimi i plotë:

    Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

    Faleminderit për bashkëpunimin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!