×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna njofton se dëmet që ka shkaktuar breshëri në Rahovec janë mbi 2.6 milionë euro

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 13:44

    Komuna e Rahovecit ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga të reshurat e shiut dhe breshëri të cilat goditën komunën më 19 dhe 20 maj.


    Kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka njoftuar se për vlerësimin e dëmeve janë formuar katër komisione vlerësuese të dëmeve të shkaktuara. Ai thotë se dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 2 milionë eurove.

    Sipas vlerësimit të komisionit, Latifi njofton se sipërfaqet e tokave bujqësore të prekura nga breshri janë mbi 700 hektarë dhe përfshijnë këto zona: Rahovec (zona Hamoc), Brestoc, Nagac, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Zaqisht, Retijë dhe Krushë e Madhe. Poashtu, breshër në sasi më të vogël ka pasur edhe në zonat e tjera të komunës.

    “Në raportin e përgatitur nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, është paraqitur në mënyrë të përgjithësuar: sipërfaqja e dëmtuar, rendimenti i pritur për secilin sektor si dhe vlera e dëmit të shkaktuar e që në total kap shumën: 2,641,100.88 euro”, ka njoftuar Latifi.

    Ai ka thënë se kanë bërë kërkesë për dëmshpërblim të dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve.

    “Kërkesa është parashtruar kundrejt Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të MBPZHR-së, Besian Mustafa, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’ju dal në ndihmë fermerëve punëtorë të komunës sonë”, ka thënë ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!