Komuna e Prishtinës ka filluar largimin e qenve endacak nga kryeqyteti, ku vetëm ditën e djeshme u hoqën 27 prej tyre në Zonën 1, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një njoftim të bërë Komuna thotë se ata janë transportuar në Strehimorin e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Njoftimi i plotë:
📢 Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”
Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
📊 Statistikat Kryesore:
🐶 Numri total i qenve të kapur: 27
📍 Ndarja sipas zonave:
• Parku i qytetit: 1
• Xhamia e Llapit: 4
• Emshir: 4
• Ulpiana: 3
• Zonat afër sheshit: 4
• Sheshi: 1
• Katedralja: 1
• Biblioteka: 1
• Lagjia e Spitalit: 2
• Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6
📢 Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë! 🏡🐾
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.