×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna tregon çka ndodhi në Rrugën C, ku toka e përpiu trotuarin

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 22:22

    Një pjesë e trotuarit është shembur në “Rrugën C” në Prishtinë.


    Shkak i shembjes mësohet të jetë rrëshqitja e dheut në njërën nga vend punishtet.

    Këtë e ka konfirmuar për media, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

    Ai ka thënë se punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm.

    Tahiri thotë se investitorit i janë ndërpre punimet në ndërtim dhe është urdhëruar të punojë vetëm në sanimin e gjendjes dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme.

    “Sot gjatë ditës ka pas rrëshqitje të dheut në njërën nga vend punishtet me ç ‘rast është dëmtuar edhe infrastruktura jashtë saj. Sipas inspektorit të terrenit, punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm. Inspektoret tanë dhe të Shërbimeve Publike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit, duke e rrethuar ndër të tjera pjesën e dëmtuar. Investitorit i janë ndërprere punimet ndërtime, dhe është urdhëruar të punojë vetëm në sanimin e gjendjes dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!